Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

SEANCA PLENARE NR.30, datë 01.10.2019

Rendi i ditës sipas publikimit të agjendës zyrtare
1. Miratimi i Metodologjisë për Vlerësimin dhe Caktimin e Pikëve për Renditjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
2. Miratimi i projektaktit për mbarimin e statusit të një magjistrati për shkak të dorëheqjes.

SEANCA PLENARE NR.29, datë 27.09.2019

Rendi i ditës sipas publikimit të agjendës zyrtare
1. Miratimi i Raportit “Mbi veprimtarinё e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhёn dhjetor 2018-korrik 2019”.
2. Miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr caktimin mbi bazё tё parimit tё rotacionit tё avokatit mbrojtёs nga lista e avokatёve qё ofrojnё shёrbimet e ndihmёs juridike dytёsore nё procesin penal”.
3. Miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr garantimin e mbrojtjes sё detyrueshme”.
4. Miratimi i Rregullores “Pёr procedurёn e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore pёr rekrutimin, emёrimin si magjistrat dhe caktimin nё pozicion tё kandidatёve pёr prokurorё, si dhe zhvillimin e karrierёs sё prokurorёve”.
5. Miratimin i projekt–vendimit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Z.Edmond Karriqi, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
6. Miratimi i projekt-vendimeve pёr ndёrprerjet e caktimeve tё përkohshme tё 13 prokurorёve tё caktuar nё Prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje)

PROCESVERVBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR (Mbajtur, më 26.09.2019)

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 19.07.2019, 23.07.2019, 26.07.2019, 30.07.2019 dhe 11.09.2019.

SEANCA PLENARE NR.28, datë 23.09.2019

Rendi i ditës sipas publikimit të agjendës zyrtare
1. Miratimi i listёs sё kandidatёve, qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm, tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje,etj).

Procesverbal i KED 21.09. 2019 ora 12:50

Për hedhjen e shortit për caktimin e anëtarit të Këshillit relator për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019, si edhe për caktimin e këshilltarëve që punojnë secili me aktet për kandidatë në mbështetje të veprimtarisë së anëtarit të Këshillit relator të kësaj vakance.

Procesverbal Nr.33 i KED 21.09.2019, ora 10.00

Rendi i Ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i Listave Përfundimtare të Renditjes së Kandidaturave për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, si edhe i raporteve përkatës të kësaj renditjeje.
2. Shpallja e fillimit të procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019, si edhe zhvillimi i procedurës së shortit për përcaktimin e relatorit të këtij vendi vakant.
3. Diskutim për ecurinë e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe numrin e kandidatëve të mbetur për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr.10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.