Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, datë 7.11.2023, ora 14:00. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbaleve të datave 9, 10 dhe 18 tetor 2023.
1. Diskutimi i kalendarit të punës së komisionit për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
2. Diskutimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” me ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Procesverbal i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, datë 06.11.2023.. Pjesa II. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit (për periudhën 6 – 24 nëntor 2023).
2. Miratimi i procesverbaleve të datave 04, 18 dhe 31 tetor 2023.
3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për hartat treguese të rrjetit transeuropian të transportit në Shqipëri”.
4. Miratimi i kalendarit për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër, hua për politikat e zhvillimit””.

Procesverbal i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, datë 06.11.2023, pjesa I. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit (për periudhën 6 – 24 nëntor 2023).
2. Miratimi i procesverbaleve të datave 04, 18 dhe 31 tetor 2023.
3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për hartat treguese të rrjetit transeuropian të transportit në Shqipëri”.
4. Miratimi i kalendarit për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër, hua për politikat e zhvillimit””.

Procesverbal për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, datë 06.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
1. Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” (Komision për dhënie mendimi);
2. Prezantimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” (Komision për dhënie mendimi);
3. Prezantimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar” (Komision për dhënie mendimi);
4. Prezantimi i projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”(Komision për dhënie mendimi).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 03.11.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.11.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në Shkollën e Magjistraturës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shfuqizimin e vendimit nr. 559, datë 01.12.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj ish-magjistratit {...} dhe vijimin e shqyrtimit të tij”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin dhe përllogaritjen e pagës referuese bazë të magjistratit (gjyqtar), për periudhën 1 janar 2019 deri më 08 janar 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 280, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat””, i ndryshuar, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesës së znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të mundësisë fizike dhe mendore për ushtrimin e funksionit të gjyqtarit nga z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares {...}.
8. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për periudhën 2017 – 2019”.
9. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit ...