Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.12.2020
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të
vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar
kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit
të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore Brikena Ukperaj).
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe
profesional për periudhën e vlerësimit 2017-2019, për gjyqtaren {...}, e cila ka plotësuar
kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në gjykatën e apelit”, përgatitur nga
Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore Brikena
Ukperaj).