Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.10.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit:
1.1 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...}, për pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
1.2 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...}, për pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 17, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 19, datë 18.01.2023, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e gjyqtares znj. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.19, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.09.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtim i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 14, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 24, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 503, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor, në njësinë e shërbimit ligjor në gjykatat e apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.09.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi). (shtyrë nga mbledhjet plenare të datave 27.06.2023 dhe 25.07.2023.)
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2022”, relatore znj. Irena Plaku.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 248, datë 24.05.2023, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 248, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 250, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 253, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e gjyqtarit z. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 20, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kërkesën e z. {...} për caktimin në pozicionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve në grupin buxhetor Këshilli i Lartë Gjyqësor, programin 03310, shpenzime kapitale, për vitin buxhetor 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, të datave: 21.06.2023, 27.06.2023, 06.07.2023 dhe 13.07.2023.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 13.09.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e disa automjeteve (autovetura), në sistemin gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për konfirmimin si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtares {...} dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 18, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e gjyqtarit z. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Transferimin e gjyqtares znj. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për periudhën 2017–2019, relatore znj. Irena Plaku.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në listën e gjyqtarëve udhëheqës të caktuar me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 466, datë 25.07.2023, të ndryshuar me vendimin nr.470, datë 26.07.2023”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.09.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve fitues në provimin e pranimit në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për ndihmës ligjorë, viti akademik 2023–2024”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.08.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi miratimin e dokumentit të kërkesave buxhetore për programin buxhetor afatmesëm 2024–2026 (PBA 24–26), faza e dytë, për sistemin gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.