Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.12.2023

Rendi i ditës
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, (relatore znj. Marçela Shehu).- shtyrë nga mbledhja 02.11.2023.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për vijimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relatore znj. Marçela Shehu).
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor, në njësinë e shërbimit ligjor në gjykatat e apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi pagesën e trajtimit financiar të magjistratëve, profili gjyqtarë, të diplomuar në vitin akademik 2022 – 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit. (shtyrë nga mbledhja plenare e datës 04.12.2023).
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e kandidates znj. {...}, nga procedurat e komandimit si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës”/ “Për dërgimin e emrit të kandidates e cila ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “pedagog i brendshëm” në Shkollën e Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Lezhë dhe Dibër për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.12.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtim i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten për në formim fillestar, për ndihmës ligjor, znj. {...}”.
2. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016”.
3. Shqyrtim i projektraportit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për periudhën e vlerësimit 2017-2019”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi pagesën e trajtimit financiar të magjistratëve, profili gjyqtarë, të diplomuar në vitin akademik 2022 – 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi transferimin e një automjeti (autoveturë), në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 4/2023, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {...} dhe ish-magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.11.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtim i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar gjyqtarit {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për vitin 2022".
3. Shqyrtim i projektvendimit “Për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarit {...}, për periudhën e vlerësimit 2013-2016".
4. Shqyrtim i projektvendimit “Për shfuqizimin e vendimeve nr. 304, datë 14.02.2013 dhe nr. 354, datë 19.07.2013 të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit {...} dhe vijimin e shqyrtimit”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për përfundimin pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për z. {...}”.
6. Shqyrtim i projektvendimit “Për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...} për pozicionin e ndihmësit ligjor në njësitë e shërbimit ligjor pranë Gjykatave të Apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...} për pozicionin e këshilltarit ligjor në njësinë e shërbimit ligjor pranë Gjykatës së Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Provesverbal i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, datë 23.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
- Shqyrtim nen për nen i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.

Procesverbal i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, datë 22.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
Seancë dëgjimore për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” me:
1. Avokatin e Popullit
2. Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor
3. Shoqatën për Autonomi Vendore
4. Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë

Procesverbal i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, datë 22.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 13 nëntor 2023.
1. Seancë dëgjimore me aktorë të interesit, sipas kërkesës së sindikatave të arsimit, Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, për të marrë pjesë në diskutimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” për arsimin.
2. Shqyrtimi dhe votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit "Për buxhetin e vitit 2024".