Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

SEANCA PLENARE KLP NR.38, datë 25.11.2019

Rendi i ditës sipas publikimit të agjendës zyrtare
1. Miratimi i projekt -akteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme: ➢ Altin Dumani, ➢ Arben Kraja, ➢ Behar Dibra, ➢ Edvin Kondilli, ➢ Elida Celami(Kaçkini), ➢ Ened Nakuçi, ➢ Enkeleda Millonai, ➢ Klodian Braho
2. Shpalljen e gares për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme;
3. Miratimin e metodologjise për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme;
4. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë;
5. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë, të z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
6. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Rozeta Qirjaqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë;
7. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, të z.Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
8. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje);

PROCESVERVBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR (Mbajtur, më 21.11.2019)

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullave plotësuese të vlerësimit të gjyqtarëve”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

SEANCA PLENARE KLP NR.37, datë 14.11.2019

1. Miratimi i projekt -vendimit “ Për renditjen e kandidatёve qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm”, bazuar në rezultatet e vlerësimit të kritereve sipas nenit 23 të Ligjit nr. 97/2016, “Pёr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisё nё Republikёn e Shqipërisë” si dhe tё Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”.

PROCESVERVBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR (Mbajtur, më 13.11.2019)

Rendi i ditës:
1. “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.108, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
2. “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.109, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
3. “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.110, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
4. “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;

SEANCA PLENARE KLP NR.36, datë 12.11.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi I Metodologjisë për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm;
2. Marrja dhe administrimi i Deklaratave të Konfliktit të Interesit dhe të Pengesave Ligjore nga anëtarët;
3. Shqyrtimi dhe Miratimi i projekt aktit të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Bilbil Mete;
4. Miratimi i projekt vendimit për angazhimin në veprimtari jashtë funksionit për prokurorin Bledar Mustafaraj;
5. Miratimi i rregullores për rregullat e garantimit të mbrojtjes së detyrueshme dhe caktimin mbi bazën e parimit të rotacionit të avokatit mbrojtës;
6. Miratimi i projekt aktit për përfundimin e procesit të ngritjes në detyrë të prokurorit Ndini Tavani;
7. Të tjera;

PROCESVERVBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR (Mbajtur, më 12.11.2019)

Rendi i ditës:
5. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
Pika 1 shtesë e rendit të ditës me objekt: Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 24.10.2019 dhe 29.10.2019.