Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Provesverbal i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, datë 08.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
- Diskutim me Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024”.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 08.11.2023

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...} për periudhën 2017-2019”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e numrit të punonjësve për vitin 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 38, datë 28.02.2019 “Për pagesat e gjyqtarëve në ditët e pushimit javor dhe festave zyrtare””, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e kërkesës së z. {...} për ushtrimin e së drejtës për t’u caktuar në një gjykatë në nivel apeli”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, datë 7.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
Seancë dëgjimore lidhur me shqyrtimin projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” me institucionet: (Komision për dhënie mendimi)
1. Këshillin e Lartë Gjyqësor
2. Këshillin e Lartë të Prokurorisë
3. Inspektorin e Lartë të Drejtësisë
4. Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
5. Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Procesverbal për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, datë 07.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
1. Prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër-hua për politikat e zhvillimit” (Komision për dhënie mendimi).

Provesverbal i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, datë 07.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të datave 3, 10 dhe 18 tetor 2023.
2. Diskutimi me Ministrinë e Brendshme në lidhje me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024”.

Procesverbal i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, datë 07.11.2023. Buxheti 2024.

Rendi i ditës:
1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër - hua për politikat e zhvillimit”.
2. Diskutime për të ardhurat e planifikuara në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024”.
3. Diskutime për shpenzimet e planifikuara në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024”.