Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPK-së Nr:273 datë 10.07.2020

- Subjekti i rivlerësimit: Znj. Alkelina Z. Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 268 datë 07.08.2020

Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë aplikuar për pozicionet e lira të shpallura me Vendimet nr.84 dhe nr.87, datë 26.02.2020 (në fushat e të drejtës administrative dhe të së drejtës civile), me Vendimet nr.241, nr.242, nr.243 dhe nr.244, datë 09.07.2020 (në fushën e të drejtës penale), si dhe me Vendimin nr.245, datë 09.07.2020 (në fushën e të drejtës administrative), të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Vendim i KLGJ-së Nr. 269 datë 07.08.2020

Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.223, datë 02.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Vendim i KPK-së Nr:261 datë 16.06.2020

- Subjekti i rivlerësimit: Z. Blerim Tominaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr: 285 datë 03.08.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Nezir Gjoka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Është vendosur ndërprerja e procesit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr: 274 datë 16.07.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Spartak Çoçoli, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.