Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.22 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 21.06.2019, Ora 12.00

Rendi i ditës:
1. Diskutimi i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
2. Diskutimi dhe miratimi i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Mbledhja Plenare NR.17 e KLP-së datë 17 Qershor 2019, Ora: 13:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dokumentave të dorëzuara nga kandidatët dhe nga institucionet përkatëse për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 17.06.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e dy pozicioneve të lira për transferim të përkohshëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi shfuqizimin e vendimit nr. 60, datë 24.04.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë të përkohshëm për transferim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi shfuqizimin e vendimit nr. 61, datë 24.04.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë të përkohshëm për transferim në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Kurbin”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.16 e KLP-së datë 12 Qershor 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivleresimi.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.06.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 23, datë 07.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit””.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.06.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i kërkesës së gjyqtarit, z. {...}, përgatitur nga Komisioni i Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit për verifikimin e kushteve dhe kritereve për secilin kandidat për gjyqtar të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit për verifikimin e kushteve dhe kritereve për secilin kandidat për në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020”.
4. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.