Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.42 e KLP-së datë 15 Janar 2020, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror, në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z.Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër”.
3. Prezantimi i opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për tu komanduar në tre pozicione në Prokurorinë e Përgjithshme, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Miratimi i projektaktit për dhënie leje të papaguar bazuar në kërkesën e prokurorit.
5. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 09.01.2020”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 09.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve lidhur me emërimin gjyqtarë të diplomuarve për magjistratë në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018-2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit lidhur me kërkesën e gjyqtarit {...} për pagimin e pagës si gjyqtar, gjatë periudhës së pezullimit dhe për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares {...} për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtarit {...} për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.12.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektvendimit “Për ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr. 285, datë 16.12.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktim gjyqtari, në një çështje gjyqësore të veçantë, në Gjykatën e Apelit Korçë””.

Procesverbal Nr.39 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 30.12.2019, Ora 13:00

Rendi i ditës :
1. Paraqitja e Raportit Vjetor për Veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (i përkohshëm) i zgjedhur për vitin 2019

Mbledhja Plenare NR.35 e KLP-së datë 29 Dhjetor 2019

Rendi i ditës:
Miratimi i listës zyrtare të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm