Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 15.05.2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 05.03.2020, 30.03.2020, 06.04.2020, 16.04.2020 dhe 22.04.2020.
2. Shqyrtimi i projektvendimit për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm për hartimin e një plani veprimi lidhur me reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Lartë, ngritur me Vendimin e KLGJ-së nr. 317, datë 19.12.2019, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e listës emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë”, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.89, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i çështjes lidhur me caktimin e komisionit që do të përgatisë komentet për raportin e Shkollës së Magjistraturës për rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2020-2021.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtarit {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi opinionin për kandidaten znj. {...} në procedurën e komandimit si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për statusin e këshilltarit/ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, të znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Diskutim në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të mbledhjeve plenare për sa i përket mënyrës se si zhvillohen ato në kushtet e pandemisë.

Mbledhja Plenare NR.56 e KLP-së datë 15 Maj 2020, Ora: 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Alket Mersini.
2. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Ledina Riza.
3. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Arben Allajbeu.
4. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Arben Dyla.
5. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Ardian Braho.
6. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Bujar Memia.
7. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Dritan Marku.
8. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Saimir Smaka..
9. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Genci Qana.
10. Miratimi i projekt-vendimit “ Për miratimin e komenteve dhe sugjerimeve ndaj raportit të Shkollës së Magjistraturës me rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar në vitin akademik 2020-2021, profili prokuror”.
11. Miratimi i projekt-vendimit “ Për bashkimin e procedurave administrative të filluara mbi bazën e vendimeve nr. 19, datë 27.01.2020 dhe nr.92 datë 10.04.2020 të Këshillit.
12. Miratimi i projekt-vendimit” Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorin Kreshnik Ajazi.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.05.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionet e lira të shpallura me vendimin nr.82, datë 26.02.2020 dhe vendimin nr.85, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisionit për Zhvillimin e Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.88, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisionit për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisionit për Zhvillimin e Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.05.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e Raportit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor 2019”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi miratimin e detajimit të fondeve të lira, nga buxheti i vitit 2020, në sistemin gjyqësor, sipas aktit normative nr.15/2020”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin dhe shpërndarjen e punonjësve me kontratë në disa gjykata për vitin 2020”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.{...} si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Mbledhja Plenare NR.55 e KLP-së datë 30 Prill 2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar për një Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.04.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në Memorandumin e Mirëkuptimit të miratuar me vendimin nr.131, datë 30.03.2020”, përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm për Hartimin e një Plani Veprimesh Lidhur me Reduktimin e Çështjeve të Prapambetura dhe Rritjen e Efikasitetit në Gjykatën e Lartë.