Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.63 e KLP-së datë 13 Korrik 2020, Ora: 10:30

Rendi i ditës:
1. Emërimi i znj. Manjola Kajana në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.)

Procesverbal Nr.6 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 10.07.2020, Ora 15.00

Rendi i ditës :
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të datave 03.02.2020, 05.02.2020, 06.02.2020 dhe të mbledhjes së fundit të datës 30.06.2020.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 5, datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 1, datë 08.02.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit për Emërime në Drejtësi”, i ndryshuar”.
5. Të tjera

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 09.07.2020

Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 15.05.2020, 18.05.2020, 28.05.2020, 04.06.2020 dhe 11.06.2020.

Mbledhja Plenare NR.62 e KLP-së datë 8 Korrik 2020, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 26.06.2020.
2. Opinioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi programin Tematik i Formimit Vazhdues: Shtator 2020 – Korrik 2021 nga Shkolla e Magjistraturës.
3. Miratimi i projekt-rregullores “Për trasferimin e përkohshëm”.
4. Prezantimi i draft-rregullores “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në shkallët më të larta dhe në pozicionet e drejtuesit të prokurorisë”.
5. Diskutim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me Marrëveshjen e Bashkëpunimit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë rreth prokurorit ndërlidhës pranë Eurojust.
6. Miratimi i Raport Vlerësimit të aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Leonard Filopati.
7. Miratimi i Raport Vlerësimit të aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Albert Demirneli.
8. Miratimi i Raport Vlerësimit të aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Gjergji Tako.
9. Miratimi i Raport Vlerësimit të aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Tasim Puci.
10. Miratimi i Raport Vlerësimit të aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Erion Cela.
11. Miratimi i Raport Vlerësimit të aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Gjon Kodra.
12. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.07.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 28.05.2020”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (vijon shqyrtimi nga mbledhja e datës 2 korrik 2020)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.07.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 28.05.2020”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.