Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.11.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 24.10.2019 dhe 29.10.2019.
5. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.35 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 07.11.2019, Ora 13:00

Rendi i ditës :
1. Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.11.2019

Rendi i ditës:
1. Raport mbi informacionin periodik të Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën prill – qershor 2019, relatore znj. Brunilda Kadi.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e pjesëmarrjes së magjistratëve në programin e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës për periudhën tetor – dhjetor 2019”, relatorë znj. Brikena Ukperaj.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 112, datë 09.07.2019 të Këshillit te Lartë Gjyqësor” (në lidhje me magjistratët udhëheqës), relatore znj. Brunilda Kadi.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 11.10.2019, 17.10.2019 (dy mbledhje), dhe 22.10.2019.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 29.10.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e kërkesës për rikthimin në detyrë të gjyqtarit {...}”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mospranimin e kërkesës së z. {...} për kthimin në funksionin e gjyqtarit”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e kërkesës për rikthimin në detyrë të gjyqtarit {...}”.
4. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Mbledhja Plenare NR.34 e KLP-së datë 25 Tetor 2019, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Znj.Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
2. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Albert Murçaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
3. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Lorenc Mërkuri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
4. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
5. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ylli Pjetërnika, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
6. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
7. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Isa Jata, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
8. Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Erion Çela, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
9. Miratimi i projekt-aktit pёr ndёrprerjen e caktimit tё përkohshëm tё z. Urim Buci në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe rikthimin e tij në detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
10. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Nezir Gjoka.
11. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime) Në këtë pikë do të diskutohet lidhur me hapat e mëtejshme për konstituimin e Prokurorisë së Posaçme.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.10.2019

Rendi i ditës:
2. Të tjera - Shqyrtimi i projektvendimit për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit të gjyqtares {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra.