Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.6 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.02.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit mbi Procedurën e Shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion.
2. Diskutimi në parim i Projektvendimit për procedurat e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.02.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektvendimeve për refuzimin e kandidimit në skemën e delegimit për disa gjyqtarë, të propozuara nga Komisioni i Përhershëm i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër”.

Procesverbal Nr.5 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 08.02.2019, Ora 12.00

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i projekt Rregullores së Brendshme, për organizimin dhe funksionimin e KED-së.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.02.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 22.01.2019, 29.01.2019 dhe 31.01.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit”.
3. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”.
4. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Mbi organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve kundër Vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Arkivimin e Ankimit ose Pushimin e Hetimit ndaj një Gjyqtari”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi informacionin periodik të Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore”.

Mbledhja Plenare NR.05 e KLP-së datë 06 Shkurt 2019

Rendi i ditës:
Ndryshimi i vendimit të datës 7 Janar 2019 duke ndryshuar datën përfundimtare për dorëzimin e aplikimeve nga data 07 Shkurt 2019 - 21 Shkurt 2019

Procesverbal Nr.4 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 01.02.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës :
1. Vijimi i diskutimit dhe miratimi i Projektrregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e KED-së.
2. Diskutimi mbi ecurinë dhe vijimin e bashkëpunimit të KED me EURALIUS për vitin 2019