Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 10.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e programit të vlerësimeve etike dhe profesionale për vitin 2020”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve për mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes, për disa gjyqtarë, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimeve për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatët: znj. {...}, Relator z. Ilir Toska; z. {...}, Relatore znj. Marçela Shehu; z. {...}, Relatore znj. Marçela Shehu; znj. {...}, Relator z. Alban Toro.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore të Gjykatës së Apelit Durrës dhe transferimin e përkohshëm të selisë së saj pranë godinës ku ushtron veprimtarinë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, z. {...}”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për refuzimin e kërkesës së gjyqtares znj. {...} për dhënie leje të papaguar”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në disa gjykata të qarkut Tiranë, Durrës dhe Lezhë”.
4. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 03.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rishpërndarjen e fondeve buxhetore, në sistemin gjyqësor”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në gjykatat e qarqeve Durrës, Tiranë dhe Lezhë.