Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.1 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2020, Ora 12.00

Rendi i ditës :
1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.
2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.
3. Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.
4. Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante

Mbledhja Plenare NR.42 e KLP-së datë 15 Janar 2020, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror, në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z.Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër”.
3. Prezantimi i opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për tu komanduar në tre pozicione në Prokurorinë e Përgjithshme, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Miratimi i projektaktit për dhënie leje të papaguar bazuar në kërkesën e prokurorit.
5. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 09.01.2020”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 09.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve lidhur me emërimin gjyqtarë të diplomuarve për magjistratë në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018-2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit lidhur me kërkesën e gjyqtarit {...} për pagimin e pagës si gjyqtar, gjatë periudhës së pezullimit dhe për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares {...} për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtarit {...} për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.12.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektvendimit “Për ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr. 285, datë 16.12.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktim gjyqtari, në një çështje gjyqësore të veçantë, në Gjykatën e Apelit Korçë””.

Procesverbal Nr.39 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 30.12.2019, Ora 13:00

Rendi i ditës :
1. Paraqitja e Raportit Vjetor për Veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (i përkohshëm) i zgjedhur për vitin 2019