Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 5 Maj 2022

Përgjatë mbledhjes plenare u miratuan projektvendimet për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë të gjyqtarëve: znj. Marsela Dervishi, znj. Elona Mihali, znj. Ornela Naqellari dhe znj. Irida Kacerja. Këshilli miratoi gjithashtu projektvendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit të z. Eriol Roshi.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 28 Prill 2022

Sot, në datën 28.04.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin për “Miratimin e kërkesave buxhetore për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 (PBA 23-25), faza e parë, për sistemin gjyqësor”.
Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 6 Prill 2022

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi, renditjen e kandidatëve që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si edhe vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Darjel Sina. Këshilli ndër të tjera vendosi, renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrën në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira si më poshtë:
në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 396, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
në fushën e të drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 394, datë 07.10.2020; vendimin nr. 395, datë 07.10.2020; Vendimin nr. 179, datë 28.05.2020; Vendimin nr. 181, datë 28.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjithashtu Këshilli miratoi renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr. 30, datë 25.01.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me Vendimin nr. 187, datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 4 Prill 2022

Sot në datën 04 Prill 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli vendosi miratimin e “Komente dhe sugjerime mbi rezultatet e vlerësimit paraprak nga Shkolla e Magjistraturës të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023”.
Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e listave emërore të kandidatëve që plotësojnë si dhe të atyre që nuk plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2022 – 2023, për Ndihmës Ligjorë.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 9 Mars 2022

Sot, në datën 09.03.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli vendosi miratimin si anëtare e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor të anëtares, znj. Marsela Dervishi, e zgjedhur me shortin publik të datës 08.03.2022 duke e shoqëruar me ceremoninë e betimit. Këshilli i Lartë Gjyqësor, miratoi ngritjen dhe përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kandidatëve për provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për kancelar ose për ndihmës ligjor për vitin akademik 2022-2023. Ky komision përbëhet nga: z. Ilir Rusi, z. Ridvan Hado dhe znj. Irena Plaku. Pas përtëritjes së KLGJ-së me dy anëtarë të rinj ishte i domosdoshëm ndryshimi i përbërjes së Komisionit të Përkohshëm për vlerësimin etik dhe profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, ku si anëtare u zgjodh znj. Yllka Rupa. Ndërkohë përmes procedurës së shortit u zgjodh anëtar zvendësues në përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2022, z. Ilir Rusi. Këshilli i Lartë Gjyqësor, miratoi plotësimin e tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë të kandidatëve: znj. Altina Nasufi, znj. Enkelejda Metaliaj dhe z. Valbon Çekrezi. Këshilli gjithashtu, miratoi disa shtesa në Vendimin nr. 44, datë 31.01.2022 të KLGj-së “Për përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtaren znj. Igerta Hysi”.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 2 Mars 2022

Sot, në datën 02.03.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u shqyrtuan çështjet si më poshtë vijojnë:
Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit të dy anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Maksim Qoku dhe z. Erjon Muharremaj dhe zëvendësimin e tyre me dy anëtarët më të rinj, z. Ilir Rusi dhe znj. Yllka Rupa, të zgjedhur nga Kuvendi nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi zgjedhjen me shumicë votash të z. Ilir Rusi, në funksionin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli miratoi një ndryshim në vendimin e tij nr. 13, datë 18.01.2019 “Mbi ngritjen dhe përbërjen e komisioneve të përhershme”, i ndryshuar me vendimin nr. 601, 23.12.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
Pas plotësimit me 10 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Këshilli ka vijuar angazhimin e tij lidhur me funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate duke vendosur dërgimin e propozimit për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Gentian Medja, pranë Presidentit të Republikës për dekretim.
Gjithashtu, Këshilli vendosi përsëritjen e komandimit të gjyqtares znj. Esmerilda Habili në pozicionin e nëpunësit përgjegjës për vlerësimin, në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.