Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 14 Tetor 2022

Këshilli miratoi vendimin për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Rudina Palloj. Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj. Rudina Palloj, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. Rudina Palloj në pozicionin e “Këshilltarit Ligjor” në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi shqyrtoi projektvendimin, vendosi për skualifikimin e kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022. Më tej, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Elsa Ulliri. Ndërkohë, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj. Elsa Ulliri, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. ...

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 27 Shtator 2022

Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon intensivisht punën për zbatimin e Hartës së re Gjyqësore. Bazuar në Urdhrin nr.80, datë 28.07.2022 të Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor është ngritur dhe po funksionon pranë KLGJ, Grupi Ndërinstitucional i Punës (GNP) për ndjekjen dhe zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.495, datë 21.07.2022 “Për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave gjyqësore të gjykatave”, i cili duhet të përfundojë, brenda datës 30 Nëntor 2022, të gjitha aktet e nevojshme për zbatimin e Hartës së re Gjyqësore. Në përbërje të Grupit të Punës janë përfshirë përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, si dhe të partnerëve ndërkombëtarë që po mbështesin KLGJ në këtë proces. ...

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 19 Shtator 2022

Ndër vendimet e marra sot nga Këshilli ishte edhe miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Agim Korçari, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë; miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Leonard Kryeziu, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, si dhe miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Alfred Gjonpali, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë. Këshilli i mbledhur në seancë plenare vendosi edhe për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. Klaida Muçaj, për pozicionin e ndihmësit ligjor pranë Gjykatave të Apelit. Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe më pas miratoi projektaktin për transferimin e selisë së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, në selinë e Gjykatës së Apelit Durrës. Mbledhja e Këshillit vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e projektaktit për rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 Buxheti Gjyqësor, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2022. Këshilli miratoi gjithashtu një ndryshim në vendimin nr. 503, datë 25.10.2021 “Mbi transferimin e automjeteve të reja dhe atyre në përdorim, në sistemin gjyqësor” . KLGJ vendosi, ndër të tjera, rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 Buxheti Gjyqësor, në shpenzime kapitale (investime), për vitin buxhetor 2022. Në respektim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Adrian Shega në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës. Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Artur Prenga në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 22 Korrik 2022

Sot, në datën 22.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi projektvendimet lidhur me caktimin në pozicion të gjyqtarëve të emëruar në datën 20.07.2022 dhe në përfundim vendosi si më poshtë:
Gjyqtari i emëruar z. Ledio Sali caktohet në pozicion pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
Gjyqtari i emëruar z. Klarent Demiri caktohet në pozicion pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
Gjyqtari i emëruar z. Sokol Mara caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë;
Gjyqtarja e emëruar znj. Megi Strakosha caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Gjyqtari i emëruar z. Elton Frashëri caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Gjyqtari i emëruar z. Elis Dine caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Gjyqtarja e emëruar znj. Eva Hysko caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë;
Gjyqtari i emëruar z. Rudi Laze caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier;
Gjyqtari i emëruar z. Edison Tatoshaj caktohet në pozicion pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;
Gjyqtarja e emëruar znj. Lirëza Sinollari caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Gjyqtari i emëruar z. Nertil Dushku caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier;
Gjyqtarja e emëruar znj. Dajana Ndreja caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier;
Gjyqtarja e emëruar znj. Emirjana Dimo caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Gjyqtarja e emëruar znj. Gladiola Bregu caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier;
Gjyqtarja e emëruar znj. Dorina Stroka caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Gjyqtarja e emëruar znj. Ina Barjamaj caktohet në pozicion pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
Gjyqtarja e emëruar znj. Ardiola Çela caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat;
Gjyqtari i emëruar z. Orgent Nazaj caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Gjyqtarja e emëruar znj. Albana Misja caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat;
Gjyqtarja e emëruar znj. Gentiana Shukullari caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë;
Gjyqtarja e emëruar znj. Dejvi Çelçima caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë;
Gjyqtarja e emëruar znj. Suada Kurti caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Gjyqtarja e emëruar znj. Ermelinda Fejzo caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 21 Korrik 2022

Sot, në datën 21.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli vendosi shpalljen e pozicioneve të lira për të diplomuarit në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në vitin akademik 2021-2022 dhe të emëruar gjyqtarë më datë 20.07.2022, si më poshtë:
• dy pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
• tre pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
• katër pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;​
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
• një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë;
• tre pozicione në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
• një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 20 Korrik 2022

Sot, në datën 20.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon: Në përfundim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2021-2022, Këshilli vendosi kualifikimin e 23 kandidatëve dhe në vijim emërimin e tyre si gjyqtarë. Gjithashtu, Këshilli vendosi pezullimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për një nga kandidatët.