Njoftime Publike

Njoftim për hapjen e aplikimit, për anëtarë në Komitetin e Auditimit të Brendshëm, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 11 Dhjetor 2020

Njoftim për hapjen e aplikimit, për anëtarë në Komitetin e Auditimit të Brendshëm, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në ligjin nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, neni 13 dhe VKM nr. 160, datë 02.3.2016 “Për mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe përbërjen e komitetit të auditimit të brendshëm në njësitë publike” kreu II, njofton hapjen e procedurave të aplikimit për ekspertë, në fushat e mëposhtme;

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë postimi 10/12/2020

KLGJ pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të magjistratit M.K. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për gjyqtarin M.K. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin sipas të cilit KLGJ, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës M.K. Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori […]

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Dhjetor 2020

Sot në datën 10.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon: Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profesional për vitin kalendarik 2019, pa vendim përfundimtar, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për kandidatët znj. Elona Toro dhe znj. Etleva Temo, si dhe zbatimin e vendimit nr.93, datë 10.11.2020, të Gjykatës Administrative të Apelit dhe fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për znj.Saida Dollani, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me datë 09.07.2020.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 4 Dhjetor 2020

Sot, në datën 04.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon: Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve dhe vijim e procedurave të emërimit për z. Gentjan Medja, z. Asim Vokshi, si dhe znj. Manjola Xhaxho, përkatësisht për pozicionet e lira në fushën e së drejtës administrative dhe civile. Gjithashtu, në vijim të verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli vendosi kualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, për kandidatët znj. Elena Tafa, znj. Juliana Pjetri, znj. Klodjana Kryeziu, znj. Olta Cenaj dhe z. Noel Veizi.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 26 Nëntor 2020

Sot, në datën 26.11.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon: Në zbatim të detyrimit Kushtetues dhe ligjor për ofrimin e informacionit të duhur për qasjen në drejtësi, me synim përcaktimin e parimeve, rregullave dhe procedurave për marrëdhëniet e Këshillit dhe sistemit gjyqësor me publikun, median e shkruar dhe elektronike, në funksion të komunikimit të ligjshëm, transparent, të përgjegjshëm dhe profesional, lehtësimin e vështirësive për aksesimin e lajmit për komunitetin e mediave dhe gazetarëve, rikthimin e besimit të publikut në drejtësi, Këshilli vendosi miratimin e Planit Strategjik të Komunikimit për Sistemin Gjyqësor, si dhe Rregullores për Komunikimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me Median. Në funksion të plotësimit të skemës së vlerësimit, Këshilli vendosi miratimin e modelit të hartimit të projektraportit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit. Në kuadër të miradministrimit të fondeve buxhetore, Këshilli vendosi miratimin e fondeve të lira, nga buxheti i vitit 2020, në sistemin gjyqësor. Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Këshilli vendosi përfundimin e procedurave të ngritjes në detyrë, për kandidatët znj. Elona Toro dhe znj. Etleva Temo. Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, pas administrimit të provave, ballafaqimit të palëve, dëgjimit të konkluzioneve nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli vendosi caktimin e datës 10 Dhjetor 2020 për paraqitjen e konkluzioneve nga ana e magjistratit {…}.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 20 Nëntor 2020

Sot, në datën 20.11.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon: Në funksion të plotësimit të organikës së gjykatave të posaçme, për shkak të mungesës së kandidaturave në disa shpallje të mëparshme, Këshilli vendosi rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për katër pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe për tre pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.91, datë 26.02.2020. Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në gjykatat e apelit, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit të tre kritereve ligjore të kandidimit nga kandidatët znj.Migena Laska, për pozicionin e shpallur në Gjykatën e Apelit Tiranë, z.Engert Pëllumbi, për pozicionet e shpallura në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Gjykatën Administrative të Apelit, si dhe znj.Arbena Ahmeti dhe z.Sokol Ibi për pozicionin e shpallur në Gjykatën Administrative të Apelit dhe vijimin e verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit për secilin kandidat. Gjithashtu, në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit të tre kritereve ligjore të kandidimit për kandidatët z.Gentian Medja dhe z.Asim Vokshi, për pozicionet e shpallura në fushën e së drejtës administrative dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit. Pas krijimit të njësive të shërbimit ligjor në gjykatat e apelit, me qëllim dhënien e ndihmës gjyqtarëve për lehtësimin e punës së tyre dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore, Këshilli vendosi emërimin e përkohshëm të nëntë ndihmësve ligjorë në disa gjykata të apelit, konkretisht, në gjykatat e Apelit Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë, si dhe shpalljen e shtatëmbëdhjetë vendeve vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatat e apelit.