Esmeralda Ndoci (Maillard)

Emër Mbiemër
Esmeralda Ndoci (Maillard)
Data e emërimit fillestar
2016-10-11
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
29.09.2019 - 30.04.2022 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Brenda kësaj periudhe në datën 15.01.2020 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i ka miratuar leje të papaguar dyvjeçare më datë 15.01.2020, e cila i përfundonte më 31.01.2022.
17.12.2018 - 27.09.2019 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan (caktuar përkohësisht).
11.10.2016 - 17.12.2018 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
07.09.2015 - 11.10.2016 - Stazh Profesional në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

- Subjekti ka depozituar kërkesë për mbarimin e statusit dhe ka dhënë dorëheqjen nga detyra/statusi më datë 07.03.2022 dhe më datë 18.03.2022, KLP-ja, me vendimin nr. 50, datë 18.03.2022, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”, ka miratuar dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit. Statusin e magjistratit, znj. Esmeralda Maillard (Ndoci), e ka humbur më datë 30.04.2022.
- Komisioni, pasi është njohur me vendimin e KLP-së, ka kryer hetimin për dorëheqjen, duke konstatuar, përveç të tjerave, që ndaj këtij vendimi nuk është ushtruar ankim. Komisioni ndërpreu procesin e rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Esmeralda Maillard (Ndoci), me vendimin nr. 532, datë 18.05.2022.
- Më datë 30.06.2022, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar ankim, kundër vendimit të Komisionit nr. 532, datë 18.05.2022, duke kërkuar prishjen e vendimit nr. 532, datë 18.05.2022, të Komisionit dhe deklarimin e procedurës të përfunduar pa një vendim përfundimtar, pasi procesi i rivlerësimit i nisur ndaj saj është një proces që nuk mund të niste, e meqë ka nisur nuk mund të vijojë, për shkak se i mungon cilësia e subjektit të rivlerësimit, në kuptim të nenit 179/b, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
- KPA vendosi se vendimi i Komisionit nr. 532, datë 18.05.2022, duhet të prishet për sa kohë është marrë nga një organ në tejkalim të kompetencës së tij lëndore, për shkak të mungesës së juridiksionit për trajtimin e çështjes dhe gjykimi në KPA duhet të pushohet, në zbatim të nenit 50, germa “d” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2016 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr. 532, datë 18.5.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Esmeralda Ndoci, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 532, datë 18.5.2022, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Esmeralda Ndoci.
- Vendim i KPA-së Nr. 39/2022 (JR) datë 25.10.2022; përfshirë mendimet e pakicës; subjekti i rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci).

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,