Arjana Fullani

Emër Mbiemër
Arjana Fullani
Data e emërimit fillestar
1987-01-01
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish- Gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
1987-1992- Prokurore pranë sektorit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
1992 - 1994- Gjyqtare pranë Gjykates së Rrethit Tiranë.
1994 - 1995- Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
1995-1997- Drejtore e Shkollës së Magjistraturës.
1997- Këshilltare pranë Gjykatës së Kasacionit.
1997 - 2000- Ka themeluar dhe drejtuar Qendrën Avokatore për Gra.
2000 - 2008- Drejtore e Shkollës së Magjistraturës.
2008 - 2017 - Gjyqtare në Gjykatën e Lartë.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2007 - Ka marrë titullin Master i Ligjeve (LLM).
1987 - Diplomuar për "Drejtësi" në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr.186 datë 23.07.2019, që ka vendosur:
1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Arjana Fullani, është ndërprerë.
2.Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Njoftim i IKP-së datë 09.08.2019 për mosankimin e vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Arjana Fullani.
- Vendim i KPA-së Nr. 30/2020 (JR), datë 11.11.2020 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Fullani.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
CV
Shkarko CV Arjana Fullani
Dokumenta te tjera
  1. Vendim i KPK-së nr.186 datë 23.07.2019 për subjektin e rivlerësimit: Znj. Arjana Fullani, ish gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
  2. Njoftim i IKP-së datë 09.08.2019 për mosankimin e vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Arjana Fullani
  3. Formular Vetëdeklarimi i Znj. Arjana Fullani datë 19.04.2016 për zbatimin e ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"
  4. Vendim i KLGJ-së Nr. 67, datë 24.04.2019 për Deklarimin e Mbarimit të Statusit të Magjistratit, të Ish Gjyqtares së Gjykatës së Lartë Arjana Fullani
  5. Njoftim për shtyp i KPA-së datë 25/09/2020 për gjykimin në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Fullani, kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  6. Njoftim për shtyp i KPA-së datë 16/10/2020 për zhvillimin e seances në datën 16.10.2020, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 40/2018, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  7. Vendim i KPA-së Nr. 30/2020 (JR), datë 11.11.2020 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Fullani.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,