Eneida Civici

Emër Mbiemër
Eneida Civici
Data e emërimit fillestar
2002-10-21
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish-Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
14.12.2015 - 12.12.2018 - Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë KLD.
14.11.2011 - 31.10.2019 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
21.10.2003 - 14.11.2011 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
21.10.2002 - 21.10.2003 - Stazh Profesional/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

- Znj. Eneida Civici aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Me anë të vendimit të KPK-së nr.251 datë 09.03.2020 procesi i rivlerësimit për Znj. Eneida Civici është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Eneida Civici i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
- Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka një Ankim në KPA kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 251, datë 09.03.2020 për shfuqizimin e pikës 2 të vendimit nr. 251 datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
10.09.2012 - Studime Pasuniversitare, Universiteti i Tiranës.
15.07.2000 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së Nr. 251, datë 09.03.2020, që ka vendosur:
1. Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Eneida Civici.
2. Të deklarojë humbjen e së drejtës për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Njoftim i IKP-së datë 15.06.2020 për mosankimin e vendimit nr. 251, datë 09.03.2020, të KPK-së.
- Vendim i KPA-së Nr. 41/2020 (JR), datë 23.12.2020 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 251, datë 09.03.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Eneida Civici.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,