Genci Sinjari

Emër Mbiemër
Genci Sinjari
Data e emërimit fillestar
1995-03-30
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
30.03.1995- gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat
2013- gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës

• Znj. Genci Sinjari nuk e ushtron më pozicionin e saj si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës pasi në datën 02.05.2017 ka dhënë dorëheqjen.
• Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi mori në shqyrtim këtë kërkesë, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes së gjyqtarit, mbështetur në nenet 63, 64 dhe 160, pika 1, germa “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
• Me shkresën nr. 2499 prot., datë 10.09.2018, protokolluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me nr. 5978 prot., datë 10.9.2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka vënë në dispozicion Komisionit vendimin nr. 28, datë 9.5.2017, me të cilin është vendosur deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit dhe të mandatit të kryetarit të gjykatës, për shkak dorëheqjeje, të gjyqtarit Genci Sinjari.
• Me anë të Vendimit të KPK-së nr. 66 datë 28.09.2018 u vendos:
- Ndërpreja e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Genci Sinjari.
- Deklarimi i humbjes së drejtës të subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë Vendim të KPK-së nuk ka pasur Ankim nga IKP.
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr. 66 datë 28.09.2018 .
Subjekti i rivlerësimit: Z. Genci Sinjari, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,