Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë postimi 10/12/2020

KLGJ pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të magjistratit M.K. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për gjyqtarin M.K. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin sipas të cilit KLGJ, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës M.K. Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori […]

Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 12/11/2020

Në kuadër të rritjes së masave parandaluese për mospërhapjen e COVID-19, sipas VKM nr. 511, datë 24.10.2002, i ndryshuar, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nxit qytetarët që duan të paraqesin ankesë ndaj një magjistrati, që të përdorin mënyrën elektronike të komunikimit me Institucionin tonë. Formulari elektronik i ankesës gjendet në faqen tonë zyrtare bashkë me udhëzuesin përkatës për plotësimin e tij dhe garanton mënyrën e saktë të marrjes së ankesës. Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën [email protected] ose në rrugë postare në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13 (në krah të Pallatit të Kongreseve), Tiranë.

Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 28.09.2020

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një takim pune me Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela.

Në krye të këtij takimi të parë institucional, z. Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, në drejtim të përcjelljes pranë zyrës së ILD, sipas parashikimeve ligjore, të ankesave, arkivës apo të dhënave që zotëronte institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm e të depozituara gjatë periudhës kalimtare, deri në ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Inspektori i Lartë Metani nënvizoi se si Institucion i ri me standard të ri kushtetues, ILD synon ndryshimin rrënjësor të konceptit të inspektimit duke unifikuar standardet më të mira të hetimit, jo vetëm në respekt të ligjit, por edhe të pritshmërive të qytetarëve në kuadër të reformës në drejtësi.

Trajnim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 24.09.2020

Për “Shqyrtimin e ankesave nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, me trajnere inspektoren magjistrate znj. Marsela Pepi.

Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 21.09.2020

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani priti në një takim ministren e Drejtësisë znj.Etilda Gjonaj.

Në fokus të bisedës ishte koordinimi i veprimtarisë së zyrës së ILD me Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me përcaktimin e modaliteteve e praktikave administrative mbi përcjelljen e ankesave, arkivës apo të dhënat, që zotëron Ministria e Drejtësisë dhe që janë depozituar gjatë periudhës kalimtare deri në ngritjen e ILD.

Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 17.09.2020

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka rifilluar punën me ritëm normal, duke respektuar rregullat dhe masat parandaluese për mospërhapjen e Covid-19.

Zyrat e reja të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ndodhen në adresën, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza” (në krah të Pallatit të Kongreseve).

Shërbimi i pritjes me qytetarët vijon nga e hëna në të premte nga ora 10.00-13.00.