img
    Nga: exit.al datë: 2020/07/27

Dorëhiqet gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj

Dorëhiqet kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë Alaudin Malaj. Lajmi u publikua nga Ora News, ditën e hënë. Malaj është në proces të kryerjes së rivlerësimit të figurës nga KPK që nga viti 2018. Në dhjetor të 2019, ai tregoi në një intervistë në Top Channel se i ka kërkuar mbrotje institucioneve shqiptare për veten dhe familjen e tij. Gjyqtari i Apelit tha se në një letër dërguar 11 institucioneve ai ka kërkuar mbrojtje fizike “për shkak të rrethanave jo te zakonshme”. Alaudin Malaj është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit të Geron Xhafajt, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu