img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/02

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tropojës, Erjon Çela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tropojës, Erjon Çela.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Në lidhje me kriterin e pasurisë, Çela kishte deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti në Yzberisht, një kredi në shumën 48 mijë euro dhe një hua me afat 10 vjeçar dhe pa interes nga halla e tij në vlerën 11 mijë e 885 euro, të marrë po atë vit.

Komisioni gjeti pamundësi të Çelës për krijimin e një shume prej 80 mijë lekë në 2016, si dhe një diferencë negative prej 141 mijë lekësh në të njëjtin vit.

Komisioni evidentoi se gjyqtari Çela kishte shitur në vitin 2017 një autoveturë tip “Peugeot” në vlerën 150 mijë lekë, të cilën e kishte blerë në janar të 2015-ës për 500 euro. KPK pohoi se ai kishte burime financiare për ta blerë por nuk ka paguar tatimin mbi fitimin e vlerës 81 mijë lekë.

KPK gjeti mospasqyrim në deklaratën periodike të një kredie në shumën 520 mijë lekë të marrë në vitin 2013. Nga analiza financiare rezultoi se gjyqtari Çela dhe bashkëshortja e tij nuk kanë patur mundësi financiare për kryerjen e shpenzimeve në vlerën totale 482 mijë lekë.

Në lidhje me figurën dhe profesionalitetin ai u vlerësua pozitivisht.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu