img
    Nga: exit.al datë: 2020/08/03

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Kuqo, liroi nga burgu para kohe ‘të fortin e Tiranës’

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka rekomanduar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, pasi ka liruar nga burgu, në mënyrë të dyshimtë, Gerd Gjeneralin, i njohur si një prej ‘të fortëve të Tiranës’.
Gjyqtari i Korçës Kuqo, në shkurt 2019, vendosi lirimin me kusht të Gerd Gjeneralit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali në vitin 1997.
Pas vendimit për lirimin e Gjeneralit, Ministria e Drejtësisë kërkoi hetimin e rastit.
Gerd Gjenerali (Gjinarari) ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Itali në fillim të viteve 2000, për akuzën e vrasjes për hakmarrje të Naim Zyberit dhe dy shqiptarëve të tjerë. Ai u transferua në Shqipëri në vitin 2014 për të vuajtur dënimin.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu