img
    Nga: exit.al datë: 2020/08/03

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e të Apelit Bernina Kondi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi. Vendimi u mor nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. Shkak për shkarkimin e gjyqtares ishin problemet me pasurinë dhe paaftësia për të justifikuar me burime të ligjshme atë. Gjatë hetimit administrative, KPK gjeti se gjyqtarja ka kryer deklarim të pasaktë të kësteve të paguara për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 57 metër katrorë në Tiranë, me vlerë 39 mijë euro, në vitin 2004. Për blejen e apartamentit, Kondi ka deklaruar se ka marrë dy kredi: një të marrë në “Alpha Bank” më 7 korrik 2005 në vlerën 2.5 milionë lekë dhe tjetrën nga fondacioni Besa në shumën 500 mijë lekë. Gjyqtarja ka deklaruar se ka paguar në vitin 2004 12 mijë euro dhe në vitin 2005 vlerën 23 mijë euro kompanisë së ndërtimit. Sipas KPK, ajo nuk ka raportuar në deklaratën e vitin 2005 se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë në vlerën 4 mijë euro – si dhe pagesën në vitin 2006 të kësaj shume, që përfaqësonte këstin e fundit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu