VKM

VKM nr. 660, datë 6.12.2023

“Për një shtesë dhe një ndryshim në vendimin nr. 236, datë 14.4.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të godinës së kopshtit publik dhe të godinës së bashkisë Vorë, bashkia vVrë dhe caktimin e bashkisë Vorë si njësi zbatuese”, të ndryshuar. Programi i Rindërtimit.

VKM Nr. 661, datë 6.12.2023

Për një shtesë në vendimin nr. 279, datë 12.5.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të objektit social-kulturor, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak, dhe caktimin e Bashkisë Shijak si njësi zbatuese”, të ndryshuar. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 662, datë 6.12.2023

Për një shtesë në vendimin nr. 359, datë 16.6.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të urës në Lezhë, dhe caktimin e Bashkisë Lezhë si njësi zbatuese”. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 663, datë 6.12.2023

Për një shtesë në vendimin nr. 360, datë 16.6.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të dy objekteve arsimore në Bashkinë Rrogozhinë, dhe caktimin e Bashkisë Rrogozhinë si njësi zbatuese”, të ndryshuar. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 664, datë 6.12.2023

Për një shtesë dhe një ndryshim në vendimin nr. 391, datë 9.6.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për sistemimin e hapësirave publike brenda zonës së re për zhvillim, në fshatin Valias, Bashkia Kamzë, dhe caktimin si njësi zbatuese të Bashkisë Kamzë”. Programi i Rindërtimit.

VKM nr. 665, datë 6.12.2023

Për një shtesë dhe një ndryshim në vendimin nr. 491, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit dhe rikonstruksionit të qendrave shëndetësore në Bashkinë Kurbin, dhe caktimin e Bashkisë Kurbin si njësi zbatuese”. Programi i Rindërtimit.