Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Njoftim vendimi i KPA-së datë 20.12.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Brahim Bragjoshi.

KPA ka vendosur: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Brahim Dragjoshi pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

Vendim i KPK-së nr. 726, datë 15.12.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Belina Zeneli (Kryemadhi), ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Belina Zeneli (Kryemadhi) pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit.

Vendim i KLGJ-së nr. 716, datë 06.12.2023

"Për miratimin e udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median".

Vendim i KPK-së nr. 721, datë 6.12.2023, për subjektin e rivlerësimit znj. Françeskina Lekani.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Françeskina Lekani, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Vendim i KPK-së nr. 714, datë 15.11.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Besnik Maho, ish- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pogradec.

KPK ka vendosur: Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për kërkuesin Besnik Maho. Në përfundim, trupi gjykues i Komisionit vlerëson se z. Besnik Maho nuk është subjekt rivlerësimi sipas përkufizimit të parashikuar në pikën 16 të nenit 3 të ligjit nr. 84/2016, pasi nuk është në rrethin e personave të përfshirë në pikën 4 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikës, duke qenë se nuk plotëson në mënyrë kumulative kriteret për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, për shkak se nuk ka punuar të paktën 3 vjet në pozicionin e gjyqtarit.

Vendim i KPK-së nr. 711, datë 01.11.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Blerina Muço, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.