Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.10 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 11.03.2019, Ora 15.00

Rendi i ditës :
1.Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit për procedurat e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Procesverbal Nr.9 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 08.03.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës :
1.Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit për procedurat e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Mbledhja Plenare NR.07 e KLP-së datë 06 Mars 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për 6 prokurorë: Hysni Vata, Gjon Fusha, Enkeleda Millonai, Julian Cafka, Altin Dumani, Artur Ismajlukaj;
b) Miratimi i përfundimit të mandatit për Antoneta Sevdarin dhe Përparim Hasën
c) Miratimi për deklarim të mbarimit të mandatit të prokurorit Petrit Fusha.

Procesverbal Nr.8 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 01.03.2019, Ora 13.00

Rendi i ditës :
1.Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit për procedurat e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
2.Shpallja për hapjen e Procedurës së Aplikimit në Pozicionin Vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.02.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave, 07.02.2019, 14.02.2019 dhe 19.02.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projekt-udhëzimit “Mbi pagesat e gjyqtarëve në ditët e pushimit javor dhe festave zyrtare” të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 15.02.2019, të gjyqtarit {...}, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
5. Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 26.02.2019, të gjyqtarit {...}, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr. 35, datë 19.02.2019 “Mbi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Mbledhja Plenare NR.06 e KLP-së datë 22 Shkurt 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Projekt - Vendimit për komandimin e 6 (gjashtë) prokurorëve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
2. Shqyrtimi i Projekt - Rregullores për Angazhimin e Prokurorëve në Veprimtari Jashtë Funksionit.
3. Shqyrtimi i Projekt Rregullores për Zhvillimin e Shortit për Përzgjedhjen e Dosjeve në Kuadër të Procesit të Rivlerësimit;
4. Shqyrtimi i Projekt Vendimit për mbarimin e caktimit të përkohshëm të prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.
5. Shqyrtimi i Projekt – Vendimit për plotësimin e përkohshëm të pozicionit të Kryetarit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda përmes procedurës të caktimit të përkohshëm në këtë pozicion të një prokurori tjetër;
6. Shqyrtimi i Projekt – Vendimit për plotësimin e përkohshëm të pozicionit të Kryetarit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë përmes procedurës të caktimit të përkohshëm në këtë pozicion të një prokurori tjetër;
7. Diskutim i kërkesës së grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
8. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje);