Procesverbal Nr.1 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2019, Ora 10:00
Rendi i ditës:
1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të Përkohshëm) 2019.
2. Përgatitja e akteve nënligjore dhe e rregullave të brendshme, sipas detyrimeve dhe
delegimeve të ligjit nr. 115/2016, të nevojshme për organizimin dhe funksionimin e Këshillit
të Emërimeve në Drejtësi. Afatet, përparësitë dhe veprimet për përgatitjen dhe miratimin e
tyre në kohen më të shkurtër dhe të arsyeshme.
3. Informacion për pozicionet vakante, të shpallura nga Presidenti i Republikës,
Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, numrin e kandidaturave
dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.
4. Informacion për problematikën lidhur me pozicionin vakant të Inspektorit të Lartë të
Drejtësisë, numrin e kandidaturave dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.
5. Çështje të organizimit, dokumentimit dhe administrimit të dokumentacionit dhe të
çështjeve, si edhe mbi nevojat e mbështetjes administrative dhe me personel nga Gjykata e
Lartë për mirëfunksionimin dhe efektivitetin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në
Drejtësi.