Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.04.2019
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit
të Lartë Gjyqësor të datave 18.03.2019 dhe 27.03.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një shtesë në
vendimin nr.43, datë 12.03.2019 “Për miratimin e listës emërore të kandidatëve për
këshilltarë dhe ndihmës ligjorë që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e
pranimit në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin
akademik 2019-2020” të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisioni i
Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe
Ndihmës Ligjorë.
3. Caktim gjyqtarësh për gjykimin e çështjeve gjyqësore
të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të
përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Përhershëm i Zhvillimit të Karrierës.