Procesverbale të mbledhjeve

Mbledhja Plenare NR.33 e KLP-së datë 21 Tetor 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Znj.Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
2. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Albert Murçaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
3. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Lorenc Mërkuri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
4. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
5. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ylli Pjetërnika, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
6. Miratimi i projekt-vendimeve pёr ndёrprerjet e caktimit tё përkohshme tё z. Urim Buci ne detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe rikthimin e tij në detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime) Në këtë pike do të diskutohet lidhur me hapat e mëtejshme për kostituimin e Prokurorisë së Posaçme.

Mbledhja Plenare NR.32 e KLP-së datë 11 Tetor 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Metodologjisë për Vlerësimin dhe Caktimin e Pikëve për Renditjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
2. Miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokuror Kujtim Luli.
3. Miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokuror Gent Xholi.
4. Miratimi i raporteve të verifikimit tё pasurisё dhe figurёs, pёr disa kandidatë të pranuar nё formimin fillestar në Shkollёn e Magjistraturёs.
5. Miratimi i listës pjesore të kandidatëve të pranuar nё formimin fillestar në Shkollёn e Magjistraturёs
6. Miratimi i projekt aktit për caktimin në detyrë të prokurores Edlira Bako
7. Miratimi i projekt aktit për caktimin në detyrë të prokurores Pranvera Gruda
8. Miratimi i projekt aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha
9. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.31 e KLP-së datë 03 Tetor 2019, Ora 13:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i raporteve të verifikimit tё pasurisё dhe figurёs, pёr disa kandidatë të pranuar nё formimin fillestar në Shkollёn e Magjistraturёs.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.30 e KLP-së datë 01 Tetor 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Metodologjisë për Vlerësimin dhe Caktimin e Pikëve për Renditjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
2. Miratimi i projektaktit për mbarimin e statusit të një magjistrati për shkak të dorëheqjes.

Mbledhja Plenare NR.29 e KLP-së datë 27 Shtator 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Raportit “Mbi veprimtarinё e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhёn dhjetor 2018-korrik 2019”.
2. Miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr caktimin mbi bazё tё parimit tё rotacionit tё avokatit mbrojtёs nga lista e avokatёve qё ofrojnё shёrbimet e ndihmёs juridike dytёsore nё procesin penal”.
3. Miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr garantimin e mbrojtjes sё detyrueshme”.
4. Miratimi i Rregullores “Pёr procedurёn e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore pёr rekrutimin, emёrimin si magjistrat dhe caktimin nё pozicion tё kandidatёve pёr prokurorё, si dhe zhvillimin e karrierёs sё prokurorёve”.
5. Miratimin i projekt–vendimit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Z.Edmond Karriqi, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
6. Miratimi i projekt-vendimeve pёr ndёrprerjet e caktimeve tё përkohshme tё 13 prokurorёve tё caktuar nё Prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.28 e KLP-së datë 23 Shtator 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i listёs sё kandidatёve, qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm, tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje,etj).