Procesverbale të mbledhjeve

Mbledhja Plenare NR.69 e KLP-së datë 23 Shtator 2020, Ora: 12:30

Rendi i ditës:
1. Miratimi i “Rregullores mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm”.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Mbledhja Plenare NR.68 e KLP-së datë 17 Shtator 2020, Ora: 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 30.07.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat të Z. Abaz Muça ”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër të Z. Rifat Kojku ”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Z. Anton Martini ”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Znj. Donika Prela ”.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës të Znj. Alma Bramo ”.
7. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës të Znj. Rita Gjati ”.
8. Miratimi i projekaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan të Z. Kreshnik Ajazi” .
9. Miratimi i projektaktit, për mbarimin e statusit për shkak dorëheqje të magjistratit Z. Bujar Hoxha, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
10. Miratim raporti për analizimin e aftësise profesionale të subjektit të rivlerësimit Z. Bardhok Lleshi.
11. Prezantimi i draft-rregullores, “Për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë”.
12. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime).
a. Prezantimi i draft-rregullores, “Për komandimin e magjistratit në një institucion tjetër brenda sistemit të drejtësisë”.
b. Opinion për përfitimin e shpërblimit për shkak të mbarimit të statusit si magjistrat.

Mbledhja Plenare NR.67 e KLP-së datë 30 Korrik 2020, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 27.07.2020.
2. Miratimi i projekt vendimit “Për emërimin e Drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit znj. Aida Veizaj”.
3. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e lejes së papaguar të znj. Armanda Xhaferri prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
4. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, znj. Dorina Bejko ”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, znj. Ollga Visi ”.
6. Miratimi i projekaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, z. Julian Çafka” .
7. Miratimi i projektaktit “Për zgjatjen e afatit për caktimin e seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistratit ...... me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.
8. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Kreshnik Ajazi.
9. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Mbledhja Plenare NR.66 e KLP-së datë 27 Korrik 2020, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjeve plenare të datave 15.07.2020 dhe 17.07.2020.
2. Raport për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit z.Shpëtim Garunja.
3. Raport për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit znj.Anila Galanxhi (Pappa).
4. Raport për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit z.Arian Përmeti.
5. Raport për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit z. Petrit Bica.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës znj. Afërdita Ndoi”.
7. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër z. Albert Murçaj”.
8. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Përmet z. Asllan Bajramaj”.
9. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër z. Brahim Dragjoshi”.
10. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Vlorë z. Erion Çela”.
11. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër z. Lazër Çardaku”.
12. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Sarandë z. Lorenc Mërkuri”.
13. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës z. Ludovik Doda”.
14. Opinionet për kandidaturat për komandimin si prokurore në Eurojust.
15. Diskutim mbi qëndrimin publik për deklaratat e përfaqësuesit të ONM-së.
16. Propozim për caktimin e përkohshëm të prokurorit Përparim Vukaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.
17. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Mbledhja Plenare NR.65 e KLP-së datë 17 Korrik 2020, Ora: 11:00

Rendi i ditës:
1. Projekt-vendimin dhe vendim; Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorë në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2020 – 2021.
2. Projekt-vendim dhe vendim; Hedhja e shortit për caktimin e relatorit per verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2020 – 2021

Mbledhja Plenare NR.64 e KLP-së datë 15 Korrik 2020, Ora: 12:30

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 08.07.2020 dhe të datës 13.07.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj.Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”.
4. Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorët e diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2019 – 2020.
5. Hedhja e shortit për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitn akademik 2019 – 2020.
6. Vazhdimi i procedurës me Eurojust.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).
- Diskutim; “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorë në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës).
- Diskutim; “Hedhja e shortit për caktimin e relatorit per verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës).