Procesverbale të mbledhjeve

Mbledhja Plenare NR.21 e KLP-së datë 12 Korrik 2019, Ora 14:30

Rendi i ditës:
1. Miratimi i raporteve të verifikimit tё pasurisё dhe figurёs, pёr tё diplomuarit nё Shkollёn e Magjistraturёs nё vitin 2018.
2. Miratimi i projekt-akteve pёr emёrimin si prokurorё dhe caktimin nё pozicion tё prokurorёve:
- Znj. Eliora Elezi
- Znj. Erida Visoçi
- Znj. Mediana Meta
- Z. Françesk Ganaj
- Znj. Odeta Todorushi
- Znj. Albjona Papajani
3. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastёr.
4. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit --------------në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrёs.
5. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit ----------në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Durrёs.
6. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit ---------------në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Sarandё .
7. Miratimi i detyrave dhe pёrgjegjёsive pёr pozicionet:
- Këshilltar / Njësia e Mbёshtetjes sё Komisioneve;
- Këshilltar/ Njësia e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore;
8. Diskutimi i propozimit tё Komisionit tё Karrierës për mbarimin e caktimit të përkohshëm të drejtuesve të prokurorive të cilët nuk përmbushin kriteret e parashikuara në Rregulloren “Për caktimin e përkohshëm të prokurorëve”
9. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.20 e KLP-së datë 05 Korrik 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivlerёsimi, pёr dy prokuror.
2. Miratimi i detyrave dhe pёrgjegjёsive pёr pozicionet;
- Keshilltar / Drejtoria- Njesia e Mbёshtetjes sё Komisioneve
- Keshilltar/Drejtoria-Njësia e Shërbimeve të Përgjithshme ligjore
3. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)
- Diskutime lidhur me draft rregulloren “Pёr procedurёn e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore pёr rekrutimin dhe emёrimin e kandidatёve pёr prokuror.’
- Diskutime lidhur me procedurat e rekrutimit pёr nёpunёsit e administratёs sё Këshillit tё Lartë tё Prokurorisё
- Projekt-vendim me anё tё cilit kёrkohet informacion shtesё nga institucionet shtetёrore, nё kuadёr tё vlerёsimit pёr kandidatin pёr Prokuror tё Pёrgjithshёm Z.Lulёzim Alushaj.
- Diskutime pёr interpretimin e rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” pёrsa i pёrket publikimit tё regjistrimeve tё seancave tё intervistave me kandidatёt pёr prokuror në Prokurorinë e Posaçme.

Mbledhja Plenare NR.18 e KLP-së datë 27 Qershor 2019, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin e projekt–aktit për caktimin e përkohshёm tё njё prokurori në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukё.
2. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Violeta Shkurta, nё funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
3. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurorit Z. Arben Dyla nё funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
4. Miratimi i projekt–aktit për shpalljen e vendeve te lira nё prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm tё shkallёs sё parё pёr tё emёruarit si prokurorё.
5. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.17 e KLP-së datë 17 Qershor 2019, Ora: 13:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dokumentave të dorëzuara nga kandidatët dhe nga institucionet përkatëse për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.16 e KLP-së datë 12 Qershor 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivleresimi.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.15 e KLP-së datë 21 Maj 2019, Ora: 13:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastёr.
2. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurorit Z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ne funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
3. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Rozeta Qirjaqi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, ne funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
4. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallёs sё parё Korçë, ne funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
5. Miratimi i projekt- vendimit pёr caktim nё detyrё tё prokurores Denisa Asko.
6. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)