Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPK-së Nr: 138 datë 09.04.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ferdinand Elezi, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim nr.57 i KLP-së datë 05.04.2019

Për miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak

Vendim Nr. 7/2019 i KPA-së datë 05.04.2019 (Juridiksion rivlerësimi)

Për shqyrtimin e vendimit nr.50 datë 27.07.2018 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z.Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Korçë

Vendim i KED-së nr.6 datë 05.04.2019

Për pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Gjykatën e Lartë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave.

Vendim i KPK-së Nr: 135 datë 05.04.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Albana Boksi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 22.05.2019.

Vendim nr.58 i KLP-së datë 05.04.2019

Për skualifikimin e Znj. Irena Nino, kandidat për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, e cila pas vlerësimit paraprak rezulton se aktualisht nuk është pjesë e sistemit të prokurorisë, duke mos plotësuar kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, parashikuar në nenin 47 pika 1, gërma b të Ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë": "Ngritja në detyrë është kalimi nga një pozicion i juridiksionit të përgjithsëm civil, penal ose administrative në një pozicion në një prej gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme"