Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim nr.59 i KLP-së datë 05.04.2019

Për skualifikimin e Z. Gëzim Cenaj, kandidat për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, i cili pas vlerësimit paraprak, rezulton se nuk plotëson kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, parashikuar në nenin 47 pika 1, gërma b dhe pika 2, gërma c të Ligjit nr. 96/2016 "Per statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqiperise", pasi nuk ka ushtruar asnjëherë funksionin si prokuror në Republikën e Shqipërisë

Vendim nr.60 i KLP-së datë 05.04.2019

Për skualifikimin e Z. Fatmir Hoxhaj, kandidat për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, i cili pas vlerësimit paraprak rezulton se aktualisht nuk është pjesë e sistemit të prokurorisë, duke mos plotësuar kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, parashikuar në nenin 47 pika 1, gërma b të Ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë": "Ngritja në detyrë është kalimi nga një pozicion i juridiksionit të përgjithsëm civil, penal ose administrative në një pozicion në një prej gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme"

Vendim i KPK-së Nr: 134 datë 04.04.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Petrit Fusha, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.

Procesi i rivlerësimit është pushuar, pasi subjekti ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ushtronte.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 02.05.2019.

Vendim nr.144 datë 30.04.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Olsi Komici -Kryesues, Valbona Sanxhaktari - Relatore, Roland Ilia-Anëtar)

Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Elidjana Kasa ,prokurore/drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë

Vendim i KPK-së Nr: 133 datë 03.04.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Halil Vani, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Me vendimin nr. ***, datë 28.02.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 26.02.2019, të Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, z. Halil Vani.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Halil Vani, me funksion Kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.


Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 25.04.2019.

Vendim i KED-së Nr. 5, datë 02.04.2019

Për Kriteret dhe Procedurën e Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidatëve për Pozicionet Vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë