Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim Nr. 22/2020 i KPA-së datë 16.09.2020 (Juridiksion rivlerësimi)

Për shqyrtimin e vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z.Fehmi Petku, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Vendim i KPK-së Nr:. 279 datë 23.07.2020

- Subjekti i rivlerësimit: Znj. Flutura Skënderi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KED-sw Nr.28 Datë 16.09.2020

Për njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Kuvendin e Republikës, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vacant në Gjykatën Kushtetuese, Vakancë e Parakohshme, të shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 28.08.2018 dhe të rishpallur në datën 21.08.2019.

Vendim i KED-it Nr.29 Datë 16.09.2020

“Për njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje,presidentin e reublikës, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe të rishpallur në datën 27.09.2019.”

Vendim i KLGJ-së Nr. 317 datë 16.09.2020

Për komandimin e gjyqtares znj. {…} në skemën e delegimit të ngritur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me afat deri në një vit, që mund të ndërpritet ose zgjatet në varësi të rrethanave.

Vendim i KLGJ-së Nr. 318 datë 16.09.2020

Gjyqtarja e skemës së delegimit znj. {…} caktohet për të gjykuar pranë Gjykatës së Apelit Korçë për periudhën deri më datë 16.09.2021.