Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 334 datë 17.09.2020

Për zgjatjen e afatit për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkak të periudhës së pushimeve vjetore.

Vendim i KLGJ-së Nr. 321 datë 17.09.2020

Për rishpërndarjen e fondeve buxhetore të pagave “Shpenzime Personeli”, brenda programit “Buxheti Gjyqësor” të shumës prej 3,500,000 lekë, duke pakësuar fondin e pagave të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, përkatësisht 2,500,000 lekë dhe 1,000,000 lekë dhe duke shtuar fondin e “Shpenzimeve të personelit” për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendim i KLGJ-së Nr. 319 datë 17.09.2020

Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 20.07.2020; 23.07.2020; 30.07.2020 dhe 07.08.2020.

Vendim i KPK-së nr. 299, datë 17.09.2020, për subjektin e rivlerësimit: Znj. Fjoralba Prifti, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Fjoralba Prifti, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Vendim i KPK-së Nr. 298 datë 17.09.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Arjan Qafa, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë.

Vendim i KPK-së Nr.296 Datë:16.09.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Alket Mersini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- Është vendosur shkarkimi nga detyra e subjektit te rivlerësimit.