Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLP-se Nr.72, datë 30.03.2023

Për “Miratimin e komenteve dhe kundërshtimeve ndaj raportit të vlerësimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, në vitin akademik 2023-2024,” profili prokuror, të Shkollës së Magjistraturës”

Vendim i KPA-së Nr. 12/2023 (JR) datë 30.03.2023

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 284, datë 03.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Saliko.

Vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 147, datë 29.03.2023

"Për përcaktimin e kategorive të gjykatave".

Vendim i KPA-së nr. 11/2023 (JR), datë 28.03.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Ervin Beqiri.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 516, datë 03.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Ervin Beqiri.

Vendim i KPA-së nr. 10/2023 (JR), datë 27.03.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Blerim Tominaj.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 261, datë 16.06.2020, për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit z. Blerim Tominaj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendim i KLP-se Nr.69, datë 24.03.2023

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit të prokurores Doloreza Musabelliu