Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 641, datë 6.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Besnik Shehu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 642, datë 6.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ded Miri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

KPK ka vendosur të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit për z. Ded Miri, pa një vendim përfundimtar, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura e rivlerësimit kalimtar është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 640, datë 5.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Skënder Mestani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i KPA-së nr. 13/2023 (JR), datë 04.04.2023, përfshirë mendimin e pakicës, për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlqim Mustafa.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 333, datë 13.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Shkëlqim Mustafa.

Vendim i KLP-se Nr.70, datë 30.03.2023

Për “Miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave dhe arsyeve të lejimit të kandidatit për magjistrat për t`u emëruar në vitin pasardhës”

Vendim i KLP-se Nr.71, datë 30.03.2023

Për “Ngritjen e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit disiplinor ndaj një prokurori”