Ilir Rusi

Emër Mbiemër
Ilir Rusi
Data e emërimit fillestar
2022-02-24
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Zv. Kryetar/ Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
24.02.2022 - aktualisht - Zv. Kryetar/ Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• shkurt 2019 - Anëtar i Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish- Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
• Anëtar i Komisionit Disiplinor për rastet e procedimeve disiplinore kundër një gjyqtari të cilat paraqiten nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
• Anëtar Zëvendësues i Komisionit të zhvillimit të Karrierës.
• Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Kancelar dhe/ose Ndihmës ligjor.
• Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve.
2018 - 2020 - Kryetar i Këshillit të Etikës në Universitetin e Tiranës.
maj 2016 - 2020 - Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
2019 - 2020 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Programin Master.
gusht 2020 - 2021 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Programin "Bachelor".
2013 - 2016 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Doktoraturat.
• Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në cilësinë e ekspertit ligjor për aktet nënligjore në fusha të ndryshme në bashkëpunim edhe me organizata ndërkombëtare si OSBE, UNICEF, UNDP.
• Është titullar i lëndëve “E drejtë e punës” dhe “E drejtë e krahasuar e punës”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2013 - Mban titullin akademik “Profesor i asociuar”.
2010 - Grada shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, në fushën e së drejtës civile, me disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“.
2004 - Studimet pasuniversitare “Master – niveli i dytë” në Fakultetin e Drejtësisë, UT.
2001 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate shumë të mira.

Punime Shkencore
- Disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“. 2010.
- Autor i monografisë shkencore “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike të punës”.

- Ka botuar artikuj të shumtë në revista shkencore vendase dhe të huaja. Ka referuar në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 22/2022 “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Trupa e Pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës sipas ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,