Darjel Sina

Emër Mbiemër
Darjel Sina
Data e emërimit fillestar
2022-04-16
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr.13573, datë 16.04.2022 të Presidentit të Republikës.
Anëtar zëvendësues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024, si përfaqësues nga Gjykata e Lartë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
maj 2022 - Aktualisht - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
mars 2018 - prill 2022 - Komisioner Publik pranë Institucionit të Komisionerit Publik.
tetor 2015 - mars 2018 - Profesor pranë University of New York Tirana.
tetor 2014 - tetor 2015 - Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi.

- Në nëntor të vitit 2021 z. Sina është përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të përfaqësuar shtetin shqiptar në programin International Visitor Leadership Programm me tematikë "Rule of Law and the U.S. Judicial System", i organizuar nga Graduate School USA.
- Z. Sina ka punuar Gjithashtu si studiues në Universitetin e Zyrihut dhe përpara kësaj eksperience ka mbajtur postin si asistent Profesor në Universitetin Kombëtar të Athinës, nën drejtimin e Profesor Andreas Dimitropoulos. Pas diplomimit ka punuar për shumë vite asistent avokat në Athinë, Greqi.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• Darjel Sina ka përfunduar studimet e postdoktoraturës në Universitetin e Zyrihut në Zvicër, me bursën Federale Zvicerane të Ekselencës në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Bankare.
• Z. Sina ka përfunduar studimet e tij në doktoraturë, master i arteve dhe bachelor në Universitetin Kombëtar të Athinës/Fakulteti Juridik.
• Ai mban titullin akademik Profesor i Asociuar që nga maji i vitit 2014.
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu,