Donika Prela

Emër Mbiemër
Donika Prela
Data e emërimit fillestar
2001-10-01
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish - drejtuese e Prokurorisë për Krimet e Rënda; Ish - prokurore në Prokurorinë e Tiranës ( Shkarkuar nga KPA në seancën e datës 25.09.2020)
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
19.06.2020 - 18.09.2020- Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë( sipas vendimit nr.144 i KLP-së datë 18.06.2020) 2001-2018- Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës
2004- Drejtuese e Forcës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (Task Force) të krijuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës
Shkurt 2017- Janar 2018- Drejtuese e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Kibernernetik
Janar 2018- Maj 2018- Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
1995-1999 - Juriste Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, dega Drejtësi
1999-2002 - Magjistrat Prokurore, Shkolla e Magjistaturës Tiranë
2011-2012 - Master i Nivelit të Dytë në të Drejtën Penale, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, shkarkuar nga KPA në datë 25.09.2020

18-19 qershor 2014 - trajnimi me temë “Alternativat e dënimit pas reformës së sistemit të dënimeve (gjysëmliria, puna në interes publik, qëndrimi në shtëpi, dënimi me kusht, shërbimi i provës) dhe ekzekutimi i tyre, Probleme të praktikës gjyqësore dhe përqasja me përvojën evropiane”, pjesëmarrëse si trajnuese
17-18 dhjetor 2014- trajnim me temë “Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi, fokusuar për të miturit”
26-27 mars 2014- trajnim me temë “Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut”
24-25 prill 2014- trajnim me temë “Rishikimi në procesin penal. Vendimet që mund të rishikohen. Rastet dhe format e rishikimit….”
20-21 janar 2015- trajnim me temë, “Akuzat e reja. Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale, në gjykimin e zakonshmëm dhe në gjykimin e shkurtuar. Jurisprudenca e Gjykatë së Lartë dhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”
20 mars 2015- trajnim me temë “Të rejat që ka sjellë ligji i ri për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal. Kuptimi dhe interpretimi i normave të reja dhe të ndryshuara sipas grup veprave penale për zbatimin e drejtë dhe efektiv të tyre……”
15 shkurt 2014- , tranjim me temë ”Ndryshimet e Kodit Penal me ligjin 23/2012 dhe 144/2013. Krimet kundër Autoritetit të shtetit, Veprat Kundër Trafikimit të qënieve njerëzore, Veprat Kundër Pasurisë dhe në sferën ekonomike”
14-15 prill 2015- trajnim me temë “Menaxhimi i rastit në disa aspekte penale. (Menaxhimi i skenës së krimit. Menxhimi i riskut. Menaxhimi i zbulimit dhe i informacionit. Komunikimet telefonike dhe analiza e të dhënave. Masat e posaçme dhe autorizimi i burimit të infiltruar”
18 maj 2015- Trajnim me temë “Trukimet në fushën sportive. Probleme të hetimit dhe të gjykimit të këtyre çeshtjeve”
1-2 dhjetor 2015- trajnim me temë “Efektet e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e Gjykatave të zakonshme”
16-17 shkurt 2016- trajnim me temë “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në çeshtjet penale”
10-11 mars 2016- trajnim me temë “Refleksione rreth praktikës gjyqësore në lidhje me institutin e bashkëpunimit në veprën penale dhe problematikat e krijuara pas daljes së Vendimit unifikues nr 4 datë 15.04.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë…”.
11-12 prill 2016- trajnim me temë “Trafikimi i qënieve njerëzore dhe dallimi nga veprat e tjera penale”
12-13 maj 2016- trajnim me temë ”Hetimet proaktive. Aspekte teknike në përdorimin e metodave special të hetimit”.
31 tetor 2016- trajnim me temë “Kuadri ligjor mbi të drejtat e grupeve të margjinalizuara me fokus tek gratë dhe vajzat”
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim nr. 103, datë 05.02.2019, i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Roland Ilia-Kryesues, Valbona Sanxhaktari- Relatore, Olsi Komici-Anëtar) për konfirmimin në detyrë të subjektit e rivlerësimit znj. Donika Prela, me funksion prokurore/ drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
CV
Shkarko CV Donika Prela
Dokumenta te tjera
  1. Vendim nr. 103, datë 05.02.2019, i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit e rivlerësimit znj. Donika Prela, me funksion prokurore/ drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
  2. Ankim i Komisionerit Publik Florian Ballhysa datë 10.04.2019 kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit e rivlerësimit znj. Donika Prela, me funksion prokurore/ drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
  3. Vendim nr.144 i KLP-së datë 18.06.2020 për caktimin e Znj. Donika Prela në funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, përkohësisht nga data 19.06.2020 - 18.09.2020
  4. Vendim nr.81 i KLP-së datë 18.03.2020 për caktimin e znj. Donika Prela në funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, përkohësisht nga data 19.03.2020 - 18.06.2020
  5. Vendim nr.269 i KLP-së datë 12.12.2019 për ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të znj. Donika Prela si Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krimet e Rënda Tiranë dhe caktimin e sai si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nga data 19.12.2019-18.03.2020
  6. Njoftim për shtyp i IKP-së datë 25.09.2020 për ndryshimin e vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Donika Prela dhe shkarkimin e saj nga detyra.
  7. Njoftim vendimi i KPA-së datë 25.09.2020 për ndryshimin e vendimit nr.103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Donika Prela dhe shkarkimin e saj nga detyra
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,