Alfred Balla

Emër Mbiemër
Alfred Balla
Data e emërimit fillestar
2018-12-19
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Kryetar/Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• 28.03.2022 - aktualisht - Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
19.12.2018 - aktualisht - Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 19.12.2018 - 28.03.2022 - Zëvendës Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 2012 - 2017 - Këshilltar Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
• 2007 - 2012 - Avokat.
• 2003 - 2006 - Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit, pranë Këshillit të Ministrave.
• 1998 - 2003 - Avokat.
• 1991 - 1998 - Prokuror në Sektorin Gjyqësor, Zv/Prokurorit të Rrethit dhe Prokurorit të Rrethit në prokuroritë Fier e Lushnje.
• Gjatë viteve të punës është angazhuar në organizma jo-qeveritare të shoqërisë civile me fokus drejtësinë penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
• Ka ushtruar dhe ushtron aktualisht edhe detyrën e pedagogut të jashtëm pranë universiteteve të ndryshme në lëndët e drejtë zakonore, procedurë civile, e drejtë penale e posaçme dhe e përgjithshme, praktikë profesionale etj.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• 2020 - Titulli "Doktor i Shkencave Juridike" në të Drejtë Penale, pranë Universitetit Europian të Tiranës.
• 2012 - Studime pasuniversitare, Master Shkencor në të Drejtën Penale, Universiteti “Justiniani I-rë”.
• 1991 - Cikli 4 vjeçar, Fakulteti Juridik, Dega Drejtesi, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
- Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: "Kriminaliteti i të miturve në Shqipëri. Analizë e rolit të kuadrit ligjor, sistemit gjyqësor, përgjegjësisë penale, tipeve të ndëshkimit dhe tendencat e kriminalitetit gjatë periudhës 1991-2018", mbrojtur pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Kualifikime te veçanta
- Z.Balla ka kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë shtetit.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr. 675, datë 16.6.2023, që ka vendosur: Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtarpër subjektin e rivlerësimit z. Alfred Balla.
(KPK ka arsyetuar se subjekti i rivlerësimit, z. Alfred Balla, ka humbur përfundimisht statusin e subjektit të rivlerësimit lidhur me funksionin e tij të mëparshëm, nga i cili u shkarkua (edhe pse është ende në sistem, por për shkak të një ngjarjeje të mëvonshme ligjore nga Kuvendi).
Ai nuk ka më vazhdimësi të statusit të subjektit të rivlerësimit, i cili ka ekzistuar deri në momentin që çështja ishte në shqyrtim në Gjykatën Administrative. Për pasojë, nuk është e mundur dhe do të ishte joproporcionale nëse do të trajtohej kjo situatë faktike dhe ligjore në kuptim të nenit G. Në rastin konkret, në bazë të parimit të proporcionalitetit, subjekti nuk mund të konsiderohet nën nenin G të Kushtetutës, pasi nuk kemi një dorëheqje të subjektit nga detyra me qëllim moskryerjen e procesit të rivlerësimit dhe mbarimi i mandatit të gjyqtarit është një çështje e pavarur nga vullneti i tij dhe, për pasojë, situata juridike dhe faktike nuk mund të konsiderohet si një dorëheqje.
Për këtë arsye, trupi gjykues çmon se në rastin konkret jemi para zbatimit të nenit 103 të Kodit të Procedurave Administrative).
- Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Balla.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
CV
Shkarko CV Alfred Balla
Dokumenta te tjera
  1. Vendim i KLP-së nr.52, datë 28.03.2022 “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.
  2. Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Balla.
  3. Vendim i KPK-së nr. 675, për subjektin e rivlerësimit 16.6.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Alfred Balla.
  4. Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: "Kriminaliteti i të miturve në Shqipëri. Analizë e rolit të kuadrit ligjor, sistemit gjyqësor, përgjegjësisë penale, tipeve të ndëshkimit dhe tendencat e kriminalitetit gjatë periudhës 1991-2018", mbrojtur pranë Universitetit Europian të Tiranës.
  5. Vendim i Kuvendit nr. 18/2018, datë 8.2.2018.
  6. Vendim i Kuvendit nr. 4/2018, datë 25.1.2018 "Për rrëzimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
  7. Vetëdeklarim për Pastërtinë e Figurës në kuadër të ligjit "Për dekriminalizimin", z. Alfred Balla.
  8. Vendim i Kuvendit nr. 19/2018, datë 8.2.2018 - Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
  9. Vendim i KPL-së Nr.6, datë 26.12.2018 "Për krijimin e Komisioneve të Përhershme pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë".
  10. Vendim i KPL-së nr.1, datë 19.12.2018 "Për krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë".
  11. Vendim i KLP-së nr.3, datë 19.12.2018 "Për zgjedhjen e kryetarit dhe të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë".
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu, këtu, këtu, këtu,