Ema Gashi

Emër Mbiemër
Ema Gashi
Data e emërimit fillestar
2004-09-17
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish-Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
01.04.2010 - 30.06.2019 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
28.03.2006 - 01.04.2010 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.
03.10.2005 - 28.03.2006 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
17.09.2004 - 03.10.2005 - Stazh Profesional/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

- Znj. Ema Gashi aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Me vendimin nr. 106, datë 05.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit të gjyqtares Ema Gashi, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit.
• KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Ema Gashi, është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Ema Gashi i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2005 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
09.07.2002 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së Nr. 198, datë 08.10.2019, që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Ema Gashi.
- Njoftim i IKP-së datë 28.10.2019 për mosankimin e vendimit nr. 198, datë 08.10.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Ema Gashi.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,