Agim Dilka

Emër Mbiemër
Agim Dilka
Data e emërimit fillestar
1995-09-10
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
10.09.1995 – dhjetor 1998- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gramsh.
dhjetor 1998 - 27.01.2020- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

- Z. Agim Dilka aktualisht nuk e ushtron detyrën si prokuror pasi ka dhënë dorëheqjen në datën 27.01.2020.
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në kërkesën për dorëheqje të bërë nga subjekti i rivlerësimit, me vendimin nr. 34, datë 31.1.2020, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Agim Dilka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Për këtë vendim krahas Komisionit, është njoftuar edhe subjekti i rivlerësimit, z. Agim Dilka.
- Komisioni ka vërejtur se konfirmohet vullneti i pavesuar i subjektit për dorëheqje, pasi z. Agim Dilka ka paraqitur dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit.
- Subjekti i rivlerësimit nuk ka paraqitur ankim ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
- Kështu që me anë të vendimit të KPK-së nr.253 datë 11.03.2020 procesi i rivlerësimit për Agim Dilka është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Agim Dilka i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
08.07.1994 - Kurs i Plotë i Përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.
15.05.1978 - Cikli 4 vjeçaar, Universiteti i Agronomisë.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr. 253, datë 11.03.2020, që ka vendosur: Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Dilka, është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.253 datë 11.03.2020 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit Z. Agim Dilka.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Mirë" (Vlerësim Periodik)
01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,