Procesverbale të mbledhjeve

Procesverbal Nr.21 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.06.2019, Ora 17.00

Rendi i ditës :
1.Diskutim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve që njoftojnë tërheqje nga kandidimi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Shqyrtimi i rasteve mbi gjetjet e deritanishme në procedurën e verifikimit, për disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
4. Kërkesa dhe ankime administrative të kandidatëve në procedurë verifikimi.
5. Çështje të ndryshme të lidhura me veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ecurinë e procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave

Procesverbal Nr.20 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 31.05.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës:
1.Diskutimi i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasti për kandidat të tërhequr nga kandidimi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
4. Kërkesa dhe ankime administrative të kandidatëve në procedurë verifikimi

Procesverbal Nr.19 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 24.05.2019, Ora 13.00

Rendi i ditës :
1- Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

Procesverbal Nr.18 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 14.05.2019, Ora 17.00

Rendi i ditës :
1- Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Procesverbal Nr.17 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 10.05.2019, Ora 12.00

Rendi i Ditës :
1. Diskutimi në parim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidime në vende vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të lartë të Drejtësisë.

Procesverbal Nr.16 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.04.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës :
1. Informacion për vendet vakante për të cilat organet e emërtesës kanë vënë në lëvizje Këshillin, si edhe kandidatët e paraqitur për secilin vend vakant.
2. Diskutimi dhe miratimi i fillimit të procedurave për verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave në vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, si edhe të njoftimit zyrtar publik për fillimin e këtij procesi.
3. Diskutimi dhe miratimi i projektvendimit për njoftimin e Gjykatës së Lartë, si subjekt që e ka vënë në lëvizje Këshillin, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për dy pozicione vakante në Gjykatën Kushtetuese;
4. Informacion për disa masa të organizimit të punës me personelin administrativ mbështetës në funksion të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave.
5. Diskutim dhe miratimi i kryerjes së procedurave të shortit për caktimin e relatorëve përkatës të vendeve vakante, llojin e shortit dhe mënyrën e zhvillimit të tij;
6. Diskutimi dhe miratimi i Njoftimit Publik për të kërkuar informacione lidhur me kandidaturat.