Njoftim për shtyp i IKP-së datë 10.06.2020
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë
Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 231, datë 29.1.2020, të Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Anton Martini, me detyrë prokuror në Prokurorinë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për
rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.